Ajni Sinani ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, të bashkangjitur me një përshkrim që i bënte fotografisë.
Aty ai ka paraqitur një hartë që sipas tij paraqet hartën e trojeve ballkanase pasi që Perandoria Osmane u detyrua të largohej nga rajoni.
“Kështu u bë harta kur u detyrua P. Osmane të largohej nga Serbia e Mali i Zi. Më vonë kur u detyrua të largohet plotësisht P. Osmane nga Ballkani, u pushtuan trojet tona nga ortodoksët e Ballkanit. Historinë sllavo-komuniste e greke që e kemi lexuar, na thotë se Perandoria Osmane i shiti tokat tona!”, shkruan Sinani në profilin e tij./FolDrejt/