Peshqirët janë pa dyshim një nga gjërat më të përdorura dhe të cilat i pastroni më së shpeshti në shtëpi.
Duke qënë se janë vetëm një përdorimësh duhen larë shumë shpesh, transmeton Fol Drejt.
Për pasojë do të kenë tendencën të bëhen më të ashpër dhe të thajnë më pak lëkurën tuaj.
Për të parandaluar që peshqirët tuaj të forcohen dhe për t’i pasur për një kohë sa më të gjatë në përdorim ndiqni këto këshilla.
Ndiqni më poshtë hap pas hapi këto mënyra të shpejta që funksonojnë më mirë se zbutësi i zakonshëm i rrobave.
Uthull dhe limon
Uthulla është një zbutës natyral. Megjithëse ka një aromë të fortë gjatë proçesit të larjes së rrobave nuk do të mbesë asnjë aromë e keqe.
Mbushni lavatriçen me peshqirë dhe tek hapësira e dedikuar për zbutësin hidhni 3 lugë uthull dhe një lugë lëng limoni dhe bëni një para larje me ujë të ftohtë.
Mjafton ky truk i vogël për t’i bërë peshqirët tuaj jo vetëm më të butë, por funksionon edhe si disinfektues natyral.
Kamomili
Metoda me kamomil është një ndër më delikatet dhe të preferuarat për shkak të aromës së mirë që lë pas.
Ngrohni rreth një litër ujë derisa të ketë filluar zierjen.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe shtojini 4-5 bustina çaji kamomil ose kamomil të freskët.
Lëreni kamomilin të lëshojë të gjithë ekstraktin e tij në ujë, derisa uji të jetë ftohur.
Më pas hidhni ujin në një legen apo kovë dhe në të zhysni peshqirët e pastër.
Bëjeni këtë për 2-3 minuta derisa të jenë lagur plotësisht dhe më pas lërini të thahen, por jo direkt në kontakt me diellin.
Këtë proçes mund ta kryeni natën apo në ditët kur nuk ka shumë diell.
Me këtë metodë peshqirët tuaj do të fitojnë butësinë e humbur dhe një aromë të mrekullueshme.
Soda e bukës
Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle sodë buke.
Zhytini peshqirët në ujë dhe lajini me dorë.
Lërini në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lajini me ujë të bollshëm.
Vërini të thahen dhe peshqirët tuaj do të jenë shumë më të butë se më parë./FolDrejt/