Milani mori lejen e parë për ndërtimin e një stadiumi të ri të madh.
Klubi italian i futbollit ka luajtur në stadiumin “San Siro” që nga hapja e tij në vitin 1925, që kur u ndërtua nga presidenti i Milanit në atë kohë, Piero Pirelli. Më vonë, Milani i shiti qytetit San Siron dhe që nga viti 1947, ai ka luajtur së bashku me rivalin e qytetit Inter.
“Më shumë se katër vjet më parë, ne morëm masa për t’i dhënë klubit tonë një nga stadiumet më të mirë në botë. Ky përfaqëson hapin e parë në evoluimin e këtij procesi, por është një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të Milanit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, tha presidenti i Milanit, Paolo Scaroni.
Stadiumi i ri do të ketë edhe një park argëtimi, do të jetë një nga më modernët në botë dhe do të mund të strehojë 70 mijë spektatorë, rreth 10 mijë më pak se San Siro.
“Ne duam t’u ofrojmë tifozëve një përvojë komode dhe emocionuese, ata do të kenë ulëse të bollshme, do të jenë shumë afër fushës dhe do të kenë një gamë të gjerë ushqimesh dhe pijesh. Stadiumi do të ketë gjithashtu një muze të klubit, dyqan tifozësh, seli të klubit, hotel…”, njoftoi Milani. /FolDrejt/