Bayerni kishte frikë për titullin kampion deri në minutat e fundit të xhiros së fundit të Bundesligës. Fatmirësisht për ta, Borussia Dortmund dështoi dhe ata morën vendin e parë. Menjëherë pas kësaj u larguan ish-drejtori Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidžić. Duket se një numër i madh lojtarësh do të largohen nga klubi këtë verë.
Sipas Marca, Joao Cancelo me siguri nuk do të qëndrojë në klub. Ai kthehet në Manchester City nga huazimi i tij. Lucas Hernandez është një objektiv i PSG-së dhe është gjithnjë e më e sigurt se ai do të shkojë në vendlindjen e tij në Francë. Leroy Sane dhe Sadio Mane u përfshinë në një incident në fund të sezonit, në të cilin Mane e goditi Sanen me grusht pas provokimit të këtij të fundit. Për shkak të kësaj, qëndrimi i tyre në klub është i dyshimtë.
Përveç këtyre katër, ka edhe gjashtë lojtarë të tjerë në listën e Thomas Tuchelit. Mesfushorët Goretzka dhe Sabitzer janë në dyshim, nuk është i sigurt edhe anësori Serge Gnabry. Pritet të zëvendësohen gjithashtu portierët Nübel dhe Sommer. I dhjeti që pritet të largohet thuhet se është Benjamin Pavard, i cili është edhe një dëshirë e madhe e PSG-së, transmeton Fol Drejt.