E enjte, 18 Prill, 2024

KËTO 6 GJËRA HARRONI GJITHMONË T’I PASTRONI

Lexoni edhe..

Sapo zgjohen në mëngjes, fillojnë aksionin e pastrimit. Mirëpo, ka disa vende ose objekte të shtëpisë që harrojnë t’i pastrojnë, ose thjesht nuk ju shkon në mendje se mund të kenë mikrobe.

Ne sot përmes këtij artikulli, do t’ju vijmë në ndihmë për t’i zbuluar këto objekte që duhen pastruar pasi përmbajnë shumë mikrobe.

Jastëkët dhe mbulesat
Jastëkët dhe mbulesat duhet lahen shumë shpesh, pasi kontakti me to është i përditshëm dhe për këtë arsye, ato mbledhin shumë mikrobe dhe papastërti.

Mobiljet
Me të drejtë mund të mendoni se mobiljet janë në listën tuaj të pastrimit çdo ditë. Ama divanët përmbajnë shumë pluhur, prandaj sigurohuni që t’i pastroni ato herë pas here.

Muret
Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe muret duhen pastruar. Kur të jeni në shtëpi sot, shikoni me kujdes muret sa shumë pluhur kanë ata. Për pastrimin e tyre ju duhet thjesht një leckë e lagur paksa, në mënyrë që të mos lërë shenjë.

Librat
Librat duhen pastruar me patjetër. Në librarinë që keni në shtëpi, nëse i lini për një kohë të gjatë pa i prekur, shtresat e pluhurit sa vijnë dhe shtohen.

Pajisjet elekronike
Laptopët, ipad-t dhe çdo pajisje elekronike ka nevojë për pastrim, pasi përveç pluhrit edhe njollat e gishtave i bëjnë këto pajisje plot mikrobe.

Mjetet e pastrimit

Dhe në fund pasi keni pastruar shtëpinë me themeli, mos harroni të pastroni mjetet me të cilat keni bërë punët. Ato gjithmonë harrohen, edhe nga lodhja por dhe nga përtesa.

Të ngjajshme