“Fuela Europa” ka krahasuar çmimet e karburanteve në të gjithë shtetet e Europës. SIç del në analizën e tyre, çmimi më i shtrenjtë për litër është në vendin me një ndër ekonomitë më të zhvilluar dhe njëherësh më e pasura me karburante: Norvegji, ku një litër kap shifrën e 1.75 euro. Vendi skandinav ndiqet prej Hollandës (1.68 euro), Italisë (1.67) dhe Islandës (1.65).
Në vendin ku ka më së tepërmi protesta për rritjen e çmimit të karburanteve, Francë, ndodhet në vendin e 11 ku për një litër lëndë djegëse paguhet 1.38 euro (shih foton poshtë).
Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion mbi rritjen e çmimit të karburantit në Francë. Shoferët francezë po planifikojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor, pasi çështja është përshkallëzuar në mediat sociale me zemërim me rritjen e çimeve.
Qeveritë europiane theksojnë se taksat e karburanteve duhet të rriten për të promovuar politikat e gjelbra dhe ekologjike.
Nëse i krahasojmë vendet më të lira për naftë në vendin e fundit është Rusia me vetëm 60 cent për litër, më pas vjen Moldavia (0.92), Ukraina (0.95) dhe Maqedonia (1.02).
Për të mos e mbyllur këtu, në Shqipëri, pavarësisht se është e pasur me naftë dhe llogaritet me ekonomi të dobta, për një litër karburant paguan 1.38 euro duke u vendosur në vendin e 26, pak më poshtë se Zvicra e cila vendoset në vendin e 28 dhe paguan 1.42 euro për një litër karburant.