Sonte në orën 21:00 luhen dy ndeshjet e para të kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Chelsea kundër Real Madridit dhe Napoli kundër Milanit, do të luftojnë për një vend për të kaluar tutje në gjysmëfinale.
Chelsea hyn në ndeshje me detyrën e vështirë për ta kthyer rezultatin 0:2, me të cilën Reali festoi në ndeshjen e parë. Skuadra e Real Madridit festoi para pak më shumë se 63 mijë tifozëve në stadiumin e tyre në ndeshjen e parë me golat e shënuar nga Karim Benzema dhe Marco Asensio. Arbitri do të jetë italiani Daniele Orsato.
Ndeshjet fillojnë nga ora 21:00
Milani vjen në kryesimin e kampionatit italian me një avantazh minimal prej 1:0 nga ndeshja e parë. Golin e shënoi Ismael Bennacer në minutën e 40-të. Ndeshja do të drejtohet nga polak Szymon Marciniak.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 21:00. /FolDrejt/