Psikologët më me emër në fushën e psikologjisë sugjerojnë formulat për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për t’u ndierë më të lumtur.
Sipas disa studimeve nëse keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Babai i psikologjisë pozitive Martin Selingman ka nxjerrë teorinë se nëse 60% e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe nga mjedisi, 40% mbetet të jetë në dorën tonë.
Kjo formulë ka joshur edhe një tjetër psikolog të njohur, Filip Zimbardo, i cili këtë formulë e ka përfshirë në librin e tij “The time paradox” . Të dy psikologët bien dakord se në qoftë se të lindurit përsëri dhe të marrit gjene të reja është e pamundur, në vend të kësaj ju mund të punoni në atë 40 për qind që është në dorën tuaj për të qenë i lumtur. Shkenca sugjeron të paktën 5 rrugë.
Kaloni (të paktën) 20 minuta në ditë jashtë – Sipas një sërë studimesh të publikuara në vitin 2010 nga Journal of Environmental Psychology , dalja në natyrë jo vetëm që na ndihmon për të pasur një humor të mirë, por edhe na përmirëson kujtesën. Gjatë këtyre daljeve na bëjnë mirë veçanërisht rrezet e diellit, edhe në një ditë me re dhe ajër të freskët.
Përpiquni të jeni të lumtur – Dy studime të publikuara në Journal of Positive Psychology kanë konfirmuar se kur njerëzit në mënyrë aktive kërkojnë të jenë të lumtur dhe përpiqet të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore, ata ndihen më të lumtur se personat që nuk e bëjnë këtë gjë.
Në një prej studimeve, pjesëmarrësit kanë dëgjuar një gamë këngësh të gëzuara gjatë dy javëve. Atyre që iu ishte kërkuar të përqendroheshin në lumturinë e tyre, shënuan një përmirësim në gjendjen shpirtërore në krahasim me ata që u ishte kërkuar vetëm të përqendroheshin në muzikë./FolDrejt/