Rusia ka shprehur gatishmërinë për t’u tërhequr nga lufta në Ukrainë, vetëm nëse Kievi përmbush disa kushte. Sipas BBC, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ndërsa Luhanskun dhe Donjetskun si shtete të pavarura.
Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshë Kushtetutën si dhe të tërhiqet nga kërkesat e saj për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së.
Më tej, zëdhënësi i Putinit shton se Rusia do të përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe vetëm nëse plotësohen këto kushte, atëherë do të tërhiqen nga sulmet ushtarake.
Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.
Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe javë më vonë hodhi mbështetjen e saj pas separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk./FolDrejt/