Hurma e Arabisë konsiderohet si minierë vitaminash.
Kjo për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D, përcjell Fol Drejt.
Ja disa nga përfitimet kryesore
1. Përmirësimi i aparatit digestiv
Hurmat e Arabisë përmbajnë një sërë fibrash të tretshme, thelbësore për shëndetin e aparatit tretës. Kaliumi i këtij fruti jo vetëm që mund të lehtësojë simptomat e diarresë apo zorrës së irrituar, por gjithashtu forcon bakteret e mira në stomak!
Shënim: Ushqimet kafe gjithmonë janë të mira për tretjen
2. Trajton dhe parandalon aneminë
Anemia është një problem i zakonshëm që prek 1 në 10 gra ! Për të luftuar këtë sëmundje, konsumoni 3 humra Arabie në ditë sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit!
3. Shëndeti i kockave, gjakut dhe sistemit imunitar
Ky frut i ëmbël përmban magnez, mangan, dhe selen. Një dietë e pasura me selen është e njohur për të parandaluar kancerin. Këto minerale janë gjithashtu të nevojshme për mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe rritjen e imunitetit.
4. Burim energjie
Hurmat janë të mbushura me sheqerna natyrale. Këta ëmbëlsues natyral përfshijnë fruktozën, sakarozën dhe glukozën. Nëse ndiheni të lodhur e pa energji, mjafton të konsumoni disa hurma të vogla e brenda pak minutave, sheqeri që do të kalojë në gjak do të shndërrohet në energji për qelizat tuaja.
5. Shëndeti i zemrës
Kaliumi redukton rrezikun e goditjeve në zemër dhe duke qenë se gjendet me shumicë tek këto fruta duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Hurmat e ulin gjithashtu kolesterolin e keq LDL i cili ndërtohet mbi muret e enëve të gjakut duke shkaktuar bllokim të tyre./FolDrejt/