Bota po përballet gjithnjë e më shumë me një rezistencë të organizmave ndaj insulinës dhe luftimit të sëmundjeve si diabeti.
Përhapja e shpejtë e paradiabetit dhe e tipeve të diabetit bën që të lindi nevoja për kura dhe këshilla të përditëshme.
Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës.
Ndaj edhe parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga tryeza juaj dhe ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë.
Sipas ekspertëve ajo çfarë këshillohet është që të merrni të gjitha vitaminat edhe mineralet e nevojshme pa përjashtuar asnjë.
Një ndër ushqimet që shihet si armike e diabetit është yndyra, por ekspertët thonë se jo gjithnjë kjo është e vërtetë.
Yndyrnat dhe diabeti
Sipas një studimi të publikuar në POLS Medicine në vitin 2016, yndyra e shëndetshme ju shpëton nga tiabeti i tipit 2.
Zëvëndësimi i karbohidrateve dhe yndyrnave të ngopura me varietete yndyrnash të shëndetëshme ul nivelin e sheqerit në gjak.
Këto yndyrna do të nxisin edhe prodhimin e insulinës në trup duke funksionuar si një kurues i vërtetë për organizmin.
Ekspertët thonë se këto yndyrna do të ndihmojnë organizmin edhe në përmirësimin e problemeve kardiovaskulare.
Në të shumtën e rasteve personat që vuajnë nga diabeti marrin ilaçe të cilat duhet të ulin yndyrën e tepërt.
Tashmë provohet e kundërta, në rastet kur ato merren në mënyrë të shëndetshme mund të jenë fitimprurëse për trupin.
Si t’i përfitoni këto vlera
Megjithëse krijohet një konfuzion në lidhjen mes yndyrnave të shëndetshme dhe aty të pa shëndetshme.
Disa nga ushqimet që përmbajnë yndyrnat më të shëndetshme e gjeni më poshtë.
Bulmeti
Vezët
Arrorët
Vaji i ullirit
Çokollata e zezë
Kosi me yndyrë
Vaji i kokosit
Avokado
Ndërsa yndyrnat të cilat ju dëmtojnë shëndetin dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së diabetit janë ato të cilat vijnë nga ushqimet e procesuara.
Një listë e shkurtër me këto ushqime:
Gjalpi
Dhjami i mishrave
Vajrat vegjetalë
Të jetosh me sëmundjen e diabetit është e nevojshme të ushqeheni shëndetshëm rregullisht, të ushtroheni dhe të merrni medikamentet e duhura.
Yndyrnat e shëndetshme janë vetëm një hap më shumë drejt rrugës për t’a mbajtur nën kontroll këtë sëmundje.