KFOR-i ka bërë të ditur se do të mbajë stërvitje të rregullt ushtarake gjatë ditëve në vazhdim.
Siç bëhet e ditur, kjo stërvitje do të mbahet në Novosellë.
“KFOR-i synon që përmes trajnimit të njësive të veta të garantojë lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje./FolDrejt/