Ukraina shpreson të evakuojë civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol sot.
Një operacion për evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal është planifikuar për sot, njoftoi zyra e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Agjencia shton se Ukraina shpreson të evakuojë civilët që janë me luftëtarët ukrainas sot në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol./FolDrejt/