Ukraina i ka bërë thirrje OKB-së dhe Turqisë që të fillojnë negociatat për zgjatjen e një marrëveshjeje për eksportin e grurit, por një burim i qeverisë ukrainase tha se nuk kishte asnjë përgjigje, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Yuriy Vaskov, zëvendësministri i restaurimit i Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se Kievi do të kërkonte një zgjatje për të paktën një vit, duke përfshirë portet e Mykolaiv.
“Ne kemi dërguar një letër duke kërkuar që të fillojmë të merremi me këtë çështje pasi është shumë shpejt data 18 mars, por nuk kemi pasur asnjë reagim deri më tani”, tha një burim.
Korrikun e kaluar, Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia lejoi eksportimin e grurit nga tre porte të Ukrainës.
Marrëveshja u zgjat në nëntor dhe do të skadojë më 18 mars nëse nuk bihet dakord për një zgjatje./FolDrejt/