Rishfaqet Kim Jong Un potent dhe kërcënues, në kohën kur shumë ekspertë menduan se marrëveshja mes Koresë Veriore dhe SHBA ishte përmbyllur gjatë 2018.
Në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar kombit, Kim Jong Un bëri të qartë se “ose të largohen sanksionet ekonomike ndaj Phenanit, ose do përfundojë politika e përafrimit.”
Në rast se SHBA nuk largon menjëherë sankcionet ekonomike, që kanë prekur rëndë ekonominë koreanoveriore, atëherë diktatori Kim Jon Un tha se do gjejë “rrugë të re”, duke nënkuptuar politikën e armatosjes bërthamore dhe konfrontimit.
“Në rast se SHBA nuk mban premtimin, atëherë e ka gabim nëse mendon se përmes sanksioneve do mund të zgjidhë çështjet njëanshëm,” tha Kim në televizionin shtetëror.
Ai kërkoi edhe përfundimin e manovrave të përbashkëta ushtarake mes Koresë Jugore dhe SHBA si dhe ndalimin e sjelljes së armëve të huaja në gadishullin korean.
Në fillim të vitit 2019 është paraparë të mbahet takimi i dytë kokë më kokë mes Donald Trump dhe Kim Jong Un./Foldrejt.com