Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i dhuron liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një makinë luksoze të prodhimit rus.
Media shtetërore e Phenianit ka thënë se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, një sedan luksoz me përmasa të plota të llojit të përdorur nga vetë Putin. Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.
Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet, shkruan BBC.