Udhëheqësi suprem koreanoverior Kim Jong Un ka kryer një vizitë zyrtare në Kinë me ftesë të presidentit Xi Jinping, përcjell foldrejt.com.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat shtetërore koreanoveriore dhe kineze. Gjatë vitit të kaluar Kim dhe Xi janë takuar treherë.
Kim ka fluturuar me aeroplanin e tij nga Pheniani në Pekin të hënën, kurse do qëndrojë deri të enjten.
Kina njihet si partneri më i rëndësishëm i Koresë Veriore./Foldrejt.com