E mërkurë, 24 Prill, 2024

KINA BLLOKON 4 MIJË FAQE TË INTERNETIT

Kina ka mbyllur mijëra faqe dhe llogari në internet pas një fushate tre mujore kundër përmbajtjes “së dëmshme”, njoftoi agjensioni shtetëror i lajmeve Xinhua.

Përmbajtja në 4,000 ueb faqe, përfshinte shkeljet e të drejtës së autorit dhe përhapjen e materialeve me “vlera të pahijshme, vulgaritet apo gjëra të turpshme”, shkruan ky agjension.

Lexoni edhe..

Por spastrimi gjithashtu duket se ka për qëllim platformat që ofrojnë libra falas. Kina kontrollon rreptësisht qasjen në internet të qytetarëve kinez, raporton BBC.

Objektivat e mëparshme kanë përfshirë aplikacionet e llotarisë dhe materialet që përmbajnë përmbajtje pornografike ose të dhunshme.

Analistja e BBC, Kerry Allen, tha se goditja e tillë nuk ishte e pazakontë.

“Ka patur një numër të këtyre goditjeve më parë, dhe njerëzit atje presin që këto faqe të mos jenë faqe interneti në të cilat do të qasen në mënyrë të rregullt,” deklaroi ajo.

Gjatë gushtit u raportua se Google po planifikonte një shërbim të ri cenzure në Kinë, i cili do të bllokonte faqe të caktuara të internetit në përputhje me rregullacionet lokale.

Google kurrë nuk ka komentuar mbi raportet, por qindra punonjës i kanë shkruar kompanisë në shenjë proteste, pas raportimeve.

Të ngjajshme