Pas luftës tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, kjo e fundit i ka ofruar Britanisë së Madhe të negocioj një marrëveshje për tregti të lirë. Pekini kërkon që ta luftojë Uashingtonin, pas luftës së nisur nga administrata e presidentit Donald Trump.
Në anën tjetër, Britania e Madhe i dha një mesazh të fortë kompanive kineze, se është e hapur për biznes pas BREXIT-it dhe se Kina është një ndër vendet që po konsiderohet për një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Përfaqësuesit kinezë kritikuan Uashingtonin për shfaqjen si një viktimë nga lufta tregtare me Kinën. Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar shumë nga tregtia me Kinën, duke marrë mallra të lirë që ndihmojnë konsumatorët amerikanë.
Të dy vendet u duk sikur shmangën luftën tregtare në muajin maj, ndërkohë që Kina ra dakord të blejë më shumë mallra bujqësorë dhe të energjisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por marrëveshja dështoi pas vendosjes së tarifave nga të dy palët.