Kina rihapi sot kufijtë e saj dhe hoqi masat e karantinës për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tre vjet, edhe pse vendi po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit.
Vizitorët ndërkombëtarë do të kenë ende nevojë për një test negativ PCR për virusin, i marrë 48 orë para udhëtimit, raportoi BBC.
Ky veprim i autoriteteve kineze u mirëprit nga shumë njerëz që janë të etur për t’u ribashkuar me familjet e tyre./FolDrejt/