Presidenti kinez Xi Jinping ka të ngjarë të fitojë një mandat të tretë pesë-vjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste që fillon nesër në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.
Kina rezervon të drejtën për të përdorur forcën kundër Tajvanit si mjetin e fundit në rrethana të pazgjidhshme, por kryesisht mbron ribashkimin paqësor, tha sot në Pekin zëdhënësi i Partisë Komuniste Kineze, Sun Yeli.
Ribashkimi i Kinës dhe Tajvanit është në interes të të dyja palëve, tha Sun në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.