Në një rrëshqitje dheu në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan, 14 persona kanë humbur jetën sot dhe pesë janë të zhdukur, njoftuan mediat shtetërore.
Rrëshqitja e dheut filloi mëngjesin e sotëm rreth orës gjashtë të mëngjesit me orën lokale, në një zonë malore pranë qytetit Leshan në jug të provincës, raporton Reuters.
Ka më shumë se 180 ekipe shpëtimi në terren dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim, raportoi CTV shtetëror./FolDrejt/