Kina ka lëshuar në hapësirë satelitin e komunikimit “APSTAR-6E”.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”, sateliti është lëshuar nga qendra satelitore Xichang në provincën Sichuan me një raketë Long March 2C, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sateliti do të ofrojë shërbime komunikimi me shpejtësi të lartë në rajonin e Azisë Juglindore.
Lëshimi në hapësirë ishte misioni i 460-të i transportit i kryer me raketa Long March./FolDrejt/