Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe kundërshton çdo propozim apo ide që do të rezultojë në shkëputjen e një pjese të Kosovës nga Serbia. Kjo thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Samiti i Sinodit të Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe që u mblodh urgjentisht për të adresuar çështjen e Kosovës.
“Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe përsërit qëndrimin e palëkundur dhe të bashkuar se sovraniteti dhe integriteti i plotë i Serbisë në Kosovë dhe Metohija, i cili është i sanksionuar në Kushtetutën e saj dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999), nuk duhet të shtrohet si çështje me asnjë kusht”, tha Sinodi në vendimin e saj.
“Për Kishën, Kosova nuk është vetëm një çështje politike që autoritetet shtetërore kanë monopolin e zgjidhjes, por ajo është kryesisht dhe në mënyrë primare një çështje mbijetese për besimtarët, klerin, murgjit dhe një vend me monumente të shenjta pa të cilat nuk do të ishim ato që jemi”, vuri në dukje komunikimi i Kishës.
Ky mesazh shihet gjerësisht si një paralajmërim i fortë për udhëheqjen politike të Serbisë që Kisha Ortodokse Serbe nuk synon të mbetet një vëzhgues i thjeshtë i zhvillimeve në çështjen e Kosovës.
Komunikata kritikon pikëpamjen e shprehur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke favorizuar një zgjidhje përfundimtare të çështjes me një “ndarje midis shqiptarëve dhe serbëve”.
“Një shqetësim i veçantë është fakti se – nën maskën e të ashtuquajturit ‘ndarje midis serbëve dhe shqiptarëve’ – ka një probabilitet më të madh të shkëputjes së pjesës më të madhe dhe më të rëndësishme – nëse jo e gjitha – e Kosovës nga Serbia dhe njohje si pjesë e një shteti të pavarur apo edhe si të ashtuquajturën Shqipëria e Madhe. Pasojat e një vendimi të tillë do të ishin tragjike për mbijetesën e popullit tonë dhe të vendeve tona të shenjta. Në këtë rast, shumica e serbëve, pa mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme, do të detyroheshin të emigrojnë. Prandaj, me një intensitet akoma më të madh se sot, do të formohej një shoqëri e pastër etnike shqiptare dhe të gjitha gjurmët e ekzistencës sonë historike do të shkatërroheshin”, paralajmëron Kisha e Serbisë.
Kisha Ortodokse Serbe thotë se nuk e mbron këtë “konflikt të ngrirë”, megjithatë, nuk propozon ndonjë zgjidhje konkrete. Kisha është e pakënaqur me faktin që nga viti 2007 deri më sot, udhëheqja politike nuk e ka ftuar zyrtarisht që të shprehë pikëpamjet e saj dhe të paraqesë situatën në Kosovë. Komunikata i referohet kushteve të vështira për mbijetesën e serbëve në Kosovë, sjellja e Prishtinës është denoncuar së bashku me çdo përpjekje dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar një zgjidhje që – besohet – do të ishte shkatërruese për serbët nën kushtet aktuale.
Sinodi i Shenjtë i i Kishës Ortodokse Serbe thekson se vazhdimi i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të vazhdojë nëse nuk janë krijuar kushtet për kthimin e serbëve nga Kosova dhe mbrojtjen e pronës së tyre dhe nuk garantohet kthimi i pronës së konfiskuar nga shqiptarët. “Pa këto kushte pjesëmarrja në dialog do të thotë se spastrimi etnik pranohet si një fakt i kryer”, thuhet në komunikatë.
Vlen të përmendet se komunikimi i Samitit të Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën u lishua dje pas një njoftimi për fillimin e një raundi të ri bisedimesh midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit. Të dy presidentët u ritakuan në Bruksel, si pjesë e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës nën mbikqyrjen e Bashkimit Evropian./IBNA