Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të veprojnë në unitet për Kinën, tha kryeministri japonez, Fumio Kishida, në Uashington DC, gjatë një vizite që synon të forcojë aleancën e Tokios me SHBA-në përballë sfidave në rritje nga Pekini, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kina është sfida qendrore si për Japoninë ashtu edhe për SHBA-në pasi vizioni i Kinës për rendin ndërkombëtar ndryshon nga pikëpamjet e Tokios dhe Uashingtonit në një farë mënyre që aleatët “nuk mund ta pranojnë kurrë”, tha Kishida.
“Është absolutisht e domosdoshme që Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të qëndrojnë të bashkuar në menaxhimin e marrëdhënieve tona përkatëse me Kinën”, tha kryeministri japonez në një fjalim të premten në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Johns Hopkins.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës shënoi “fundin e plotë” të rendit botëror të pas Luftës së Ftohtë dhe nëse përdorimi i forcës nga Moska shkon “i pa sfiduar, do të ndodhë gjetkë në botë, përfshirë Azinë”, tha ai.
“Komuniteti ndërkombëtar është në një pikë kthese historike. Rendi ndërkombëtar i lirë, i hapur dhe i qëndrueshëm për të cilin ne jemi përkushtuar ta mbajmë tani është në rrezik të madh”, tha Kishida.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në me forcë dhe ne do të forcojmë frenimin tonë.”/FolDrejt/