Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha sot se Japonia po përballet me mjedisin më të vështirë të sigurisë në rajon që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe u zotua të përshpejtojë ngritjen ushtarake të Tokios bazuar në një strategji sigurie të miratuar rishtazi për pesë vitet e ardhshme dhe më tej.
Kishida tha se shkalla e lindjeve në Japoni në rënie të shpejtë duhet të adresohet në mënyrë që vendi të ruajë fuqinë e tij kombëtare, raportoi AP.