Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Elza Ujkanit, e cila javë më parë u lëndua rëndë nga rënia e kulmit të ndërtesës së komunës së Prishtinës.
Avdyli dha lajmin e mirë se ajo ka vetëdije të plotë dhe se po komunikon me të gjithë, dhe e lëvizshme në të gjitha ekstremitetet.
“Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.
Ai i ka falënderuar doktorët për punën e madhe që kanë bërë.
“Tani Elza ka nevojë për qetësi dhe rehabilitim disa ditor deri në transferim në shtëpi. Falënderojmë të gjithë miqtë, kolegët e tanë për interesimin e përditshëm nga Presidenca e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri Arben Vitia, zv M Arsim Berisha, kolegut kirurgut Dr Mirsad Shkreta e të gjithë që janë interesuar që rasti i Elzës të përfundoi në mënyrën sa më të mirë”, tha Avdyli.