Sipas nenit 35 të Ligjit Nr. 08/l-197 për Zyrtarët Publik pozita e lire nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre me gjatë se një vit ( dy here nga 6 muaj ). Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit prej një viti është i paligjshëm.
Shkruan: Ali Sefaj
Rrjedhimisht nga sot pozitat qe mbahen me zëvendësues dhe ushtrues detyre ( pozitat qe janë te lira nga 18 shtatori 2023 ose me heret) mbeten të lira dhe nuk mund të zëvendësohen. Vendimmarrja e zëvendësuesve dhe ushtruesve të detyrës është e paligjshme.
Pse po them janë të paaftë, sepse për një vit nuk kanë kryer procedura rekrutimi dhe as nuk kanë qenë të aftë ti plotësojnë ato pozita. Ndërsa pse po them është e padijëshme, sepse legjislacioni i propozuar prej tyre e bën jofunksionale administratën dhe nuk ofron zgjidhje në rastet kur dështon rekrutimi.
Veç kjo qeveri din me nxjerr këso ligjesh ku sekretari i qeverisë, ministrive, drejtoret ekzekutiv të agjencive dhe departamenteve sot janë kundërligjshëm në ato pozita dhe vendimmarrja e tyre është e paligjshme. Dhe jo vetëm kaq por këto pozita duhet te mbesin të lira se paku 3 deri në 6 muaj, deri në rekrutimin e kandidateve qe plotësojnë kushtet.
Ligji Nr. 08/l-197 për Zyrtarët Publik
Neni 35 Ushtruesja/i e/i detyrës
1. Në rast se një pozitë e nivelit drejtues brenda strukturës organizative të institucionit mbetet e lirë, nëpunësja/i i nivelit të lartë drejtues e atij institucioni e cakton me vendim ushtruesen/in e detyrës për pozitën e lirë.
2. Në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, ushtruesja/i i detyrës mund të caktohet zyrtarja/imë i lartë i kategorisë pasuese, në vartësi të pozitës që caktohet, nga cilado njësi organizative brenda institucionit.
3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë.
4. Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni.
5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.
Me pas majt thmija shpi, Kola kem i kish majtë dy! /FolDrejt/