Një person ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës nga dy familjarë të tij.
Rasti ka ndodhur në Klinë, në mbrëmjen e 2 janarit, rreth orës 21:10, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës së tij, dy të dyshuar meshkuj kosovar.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar./FolDrejt/