Kevin de Bruyne mund të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2024, edhe pse ka kontratën deri në 2025.
Mesfushori belg po vuan nga lëndimet e shpeshta dhe te City janë të gatshëm të heqin dorë nga ai për faktin që ka edhe një kontratë shumë të rëndë sa i përket aspektit financiar.
Shumë oferta kanë ardhur në drejtim të belgut, por një skuadër nga Liga e Dytë e Arabisë Saudite po planifikon të shkaktojë befasi duke nënshkruar me mesfushorin ofensivë.
Al-Qadsiah është duke tentuar rikthimin në elitën e futbollit arab, derisa po kërkojnë që nënshkrimi i parë të jetë Kevin de Bruyne.
Duke planifikuar të bëjë blerjen në verën e vitit 2024, klubi saudit, i mbështetur nga kompania e naftës Aramco, është i etur të investojë dhe ta bëjë ekipin e tij një nga më të mirët në Lindjen e Mesme.
Skuadra arabe aktualisht udhëhiqet nga trajneri spanjoll Michel, derisa në radhët e veta kanë disa futbollistë që kanë luajtur në Evropë si Luciano Vietto, Mbaye Diagne, Alvaro Gonzalez apo Max Power.
De Bruyne fiton aktualisht 13 milionë euro neto në sezon te City, derisa Al-Qadsiah FC është gati ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në botë me një pagë prej rreth 50 milionë euro në sezon. /Telegrafi/