Bota e njohu duke qenë i ulur pranë diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në odën e Junikut, në verën e vitit 1998. I armatosur deri në dhemb, Muharrem Knushi, i njohur si komandant Giqa, i tregoi botës së UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare, assesi ndryshe, siç dëshironte ta paraqiste Serbia dhe Millosheviqi.
Me të kryer misionin e tij prej çlirimtari, Giqa e vazhdoj jetën e tij në Çeki, aty ky për shumë vite merret me biznes.
Mirëpo, duke e dashur shumë vendlindjen e tij, Junikun, ai vazhdon të jetë i lidhur fort. Se sa e fuqishme është lidhja e tij me Junikun, e tregon edhe ardhja e tij në fushatë zgjedhore për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar, Ruzhdi Shehut.
Por jo vetëm mbështetje morale, Giqa sot e ka publikuar në llogarinë e tij një shkrim të gjatë ku e akuzon kryetarin aktual të komunës, Agron Kuçin për përfitimin e qindra mijëra eurove në forme të granteve bujqësore.
“Pothuajse të gjithë bujqit e Komunës së Junikut bashkë, nuk kanë përfituar më shumë grante bujqësore sesa Kryetari i Junikut dhe familja e tij. Në fakt, kryetari i Junikut është edhe një nga “bujqit” me më së shumti tokë bujqësore në pronësi të tij dhe familjes. Pyetja kryesore është, si ka arritur kryetari i Junikut të përfitoj kaq shumë grante bujqësore dhe të bëhet pronar i dhjetëra hektarëve të tokës në Junik. A thua, nuk paska Juniku bujq të tjerë që meritojnë grante bujqësore më shumë sesa kryetari? Për më tepër, për çfarë u shfrytëzuan këto grante bujqësore sepse me qindra mijëra euro të përfituara do duhej që kryetari i Junikut edhe të eksportonte produkte bujqësore ndërsa plantacionet e tij të ishin konkurruese edhe në rajon”, shkruan Giqa.
Tutje ai shkruan se Agron Kuçi nuk ka aplikuar personalisht për ato grante.
Postimi i plotë:
Kryetari milioner i komunës së varfër
Tani ka ardhur koha me pa të gjithë junikasit se si kryetari i Komunës së Junikut dhe familjarët e tij kanë përfituar qindra mijëra euro grante bujqësore.
Pothuajse të gjithë bujqit e Komunës së Junikut bashkë, nuk kanë përfituar më shumë grante bujqësore sesa Kryetari i Junikut dhe familja e tij. Në fakt, kryetari i Junikut është edhe një nga “bujqit” me më së shumti tokë bujqësore në pronësi të tij dhe familjes. Pyetja kryesore është, si ka arritur kryetari i Junikut të përfitoj kaq shumë grante bujqësore dhe të bëhet pronar i dhjetëra hektarëve të tokës në Junik. A thua, nuk paska Juniku bujq të tjerë që meritojnë grante bujqësore më shumë sesa kryetari? Për më tepër, për çfarë u shfrytëzuan këto grante bujqësore sepse me qindra mijëra euro të përfituara do duhej që kryetari i Junikut edhe të eksportonte produkte bujqësore ndërsa plantacionet e tij të ishin konkurruese edhe në rajon.
Nuk kam asnjë dilem që ka bujq të cilët kanë mundur t’i shfrytëzojnë këto grante bujqësore shumë më mirë sepse i kanë merituar ato dhe kanë pasur nevoj për to, por padrejtësisht nuk i kanë marrë asnjëherë.
Natyrisht se kryetari Agron Kuçi nuk ka aplikuar personalisht për ato grante. Aplikim për to e ka bërë në emër të bashkëshortes së tij dhe të vëllaut të tij i cili jeton në Gjermani tash e sa vite (pra ka përfituar grante pa jetuar fare në RKS).
Në vijim do të gjeni disa të dhëna të nxjerra nga Ministria e Bujqësisë si dhe burimeve të informacionit që janë të afërta me kryetarin e Junikut.
Në vitin 2016, Agron Kuçi ka përfituar grant për “Ngritjen e sipërfaqes me mollë-pemëtari për 5.5 hektarë” me shumë të miratuar 98.319Euro ndërsa me vlerë të përkrahjes 68.817.7 Euro. Përfituesi në këtë grant sipas dokumenteve është Mërgim Kuçi vëllau i kryetarit (Fermë, BI me nr. identifikues 1040712) mirëpo në realitet përfituesi i vërtet është vet kryetari i Junikut Agron Kuçi. Dyshohet se për përfitimin e këtij granti, Agron Kuçi jo vetëm që ka shfrytëzuar autoritetin e tij dhe lidhjet politike por edhe ka tentuar të bëj fshehjen e përfitimit duke aplikuar me dokumentacion të vëllaut me qëllim të përfitimit për veten e tij pasi që pasuria e tij dhe e vëllaut të tij është pasuri e përbashkët.
Në vitet 2017, 2018 dhe 2019, tri vite me radhë Agron Kuçi ka qenë përfitues i subvencioneve përmes pagesave direkte për sipërfaqe me tokë të punuar (pemtari-mollë) në vlerë 4.568 Euro në vit ose 13.704 Euro gjithsej për tri vite. Natyrisht se edhe për këto subvencione, si përfitues me dokumente janë të regjistruara Leonita Kuçi (bashkëshortja e Kryetarit) (BI, Id#810968159) dhe Mërgim Kuçi (BI, Id#810968167) mirëpo në fakt përfitues i vetëm dhe i vërtetë është vet Agron Kuçi. Pra edhe në këtë rast dyshohet se Agron Kuçi jo vetëm që ka shfrytëzuar autoritetin e tij dhe lidhjet politike por edhe ka tentuar të bëj fshehjen e përfitimit duke aplikuar me dokumentacion të vëllaut me qëllim të përfitimit për veten e tij. Vlen të theksohet poashtu se përkundër subvencioneve të përfituara për mbjelljen e mollës, në pronat për të cilat bëhet fjalë nuk është realizuar projekti siç ka qenë i paraparë dhe nuk është arritur rendimenti për të cilin investim është përfituar subvencioni.
Në vitin 2020 Agron Kuçi ka përfituar grant në emër të “Masës për ujitje të tokës bujqësore” me nr. identifikues të fermës 1014712 dhe nr. prot. 2799 të dt. 05.05.2020. Përfitues me dokumente edhe në këtë rast është Mërgim Kuçi ndërsa
shuma e miratuar për ndërtimin e pendës së ujit është 200.000 Euro ndërsa vlera e miratuar e përkrahjes publike është 160.000 Euro. Pra edhe në këtë rast dyshohet se Agron Kuçi jo vetëm që ka shfrytëzuar autoritetin e tij dhe lidhjet politike por edhe ka tentuar të bëj fshehjen e përfitimit duke aplikuar me dokumentacion dyshues dhe jo të rregulltë të vëllaut me qëllim të përfitimit për veten e tij. Vlen të theksohet poashtu se përkundër grantit të përfituar për ndërtimin e pendës së ujit, nuk është realizuar plotësisht sipas projektit penda dhe as sot nuk është funksionale.
Në një pjesë të konsiderueshme të tokës bujqësore që është pronë e kryetarit Agron Muçi, ende pa u realizuar shndërrimi në pronë ndërtimore, toka bujqësore është parcializuar, janë shtruar rrugët, është instaluar uji dhe rryma si dhe ka filluar shitja e pllaceve si tokë ndërtimore. Mirëpo kjo tokë e cila është bujqësore asnjëherë nuk është miratuar për shndërrim në tokë ndërtimore, andaj edhe blerësit nuk po arrijnë të fillojnë ndërtimin e objekteve për çka e kanë blerë tokën. Përndryshe, të gjitha investimet në infrastrukturë në këtë pronë, janë bërë përmes buxhetit të komunës së Junikut, për interesa ekskluzive të kryetarit Agron Kuçi edhe pse në atë pjesë nuk egziston asnjë shtëpi e vetme me banorë.
Vlera e përgjithshme që ka përfituar Agron Kuçi me familje nga Ministria e Bujqësisë është rreth 300.000 euro për 12 vite sa ka qenë kryetar i Junikut. Ai jeton në bashkësi familjare megjithatë këto përfitime nga ministria e bujqësis nuk i ka deklaruar në formularët e tij për deklarim të pasurisë.
Bujqit, bletarët dhe fermët e Junikut janë në gjendje shumë të veshtirë sepse askush si ka përkrahur deri sot. ndërsa për kryetarin miljoner të Junikut të varfër, ka informacione që përveq mbi 300 mij euro grante aj ka përfituar edhe një traktor por të cilin nuk e ka përdur kurr sepse e ka vozitur xhipin e komunës.
Ndaleni me shantazhet sepse Junikasit nuk shantazhohen. Ndaluni me kercnimet sepse Junikasit nuk frigohen. Ndaloni me keqpërdoret e pushtetit në kohë të fushatës zgjedhore sepse Junikasit nuk blihen dhe as nuk shiten. Juniku duroj 12 vite. Me 17 tetorë Juniku nuk do të duroj më. ka ardhur koha që Juniku të udhëhiqet nga një njeri i ndershëm profesionist dhe trim siç është Ruzhdi Shehu.
Për më shumë ju lutem referohuni te linku në vijim lidhur me përfitimet nga grantet dhe subvencionet prej Ministrisë së Bujqësisë: https://këtë.azhb-ks.net/sq/lista-e-perfituesve