Viti i ardhshëm pritet të jetë një katastrofë humanitare dhe vendet e pasura nuk duhet të shkelin vendin e varfëra për të mos u lejuar sigurimin e vaksinave Covid19, thanë të premten nga Kombet e Bashkuara, informon foldrejt.com.
Virusi kinez deri tani ka infektuar 65 milion njerëz, kurse një duzinë shtetesh janë në zgrip të kolapsit ekonomik. Kombet e Bashkuara parashohin 35 miliardë dollarë ndihma për shtetet në vështirësi.
2021 parashihet të jetë “kriza më e madhe humanitare prej në krijimin e Kombeve të Bashkuara” 75 vjet më parë. Kurse organizata në fjalë nuk do jetë në gjendje të financojë gjithçka.
Shpresojmë që lufta globale kundër Covid19, të jetë njëherësh edhe lufta e përbashkët, krah njëri-tjetrit për të përballuar krizën ekonomike dhe përhapjen e infektimeve të reja. Një dëshirë thuajse e pamundur në këto kohë absurde, ku secili mendon për vete./Foldrejt.com