Kompania mëmë e Google, “Alphabet” njoftoi se do të pushojë nga puna 12 mijë punonjës.
Drejtuesi i lartë i “Alphabet”, Sundar Pichai përmes një mesazhi që u dërgoi punonjësve të kompanisë tha se kanë marrë një vendim të vështirë për të përgatitur kompaninë për të ardhmen, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Kemi vendosur të reduktojmë fuqinë tonë punëtore me rreth 12 mijë persona”, njoftoi Pichai.
Ai bëri të ditur se janë informuar aktualisht punonjësit e larguar nga puna në SHBA. Pichai theksoi se procesi për punonjësit që janë planifikuar të pushohen nga puna në vendet e tjera do të zgjasë pak më gjatë për shkak të ligjeve dhe praktikave ligjore vendase.
Pichai shprehu keqardhje për këtë vendim. “E vërteta që këto ndryshime do të prekin jetesën e punonjësve të Google shkakton një barrë të madhe mbi mua dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë e vendimeve që na sollën neve këtu”, tha ai.
Më tej Pichai njoftoi se në 2 vitet e fundit kanë përjetuar një periudhë rritjeje dramatike, por që realiteti ekonomik me të cilin ndodhen sot përballë është i ndryshëm./FolDrejt/