Kompania amerikane teknologjike Yahoo do të pushojë nga puna më shumë se 20 për qind të fuqisë punëtore ose mbi 1.600 punonjës, thuhet në një raport të publikuar të enjten.
Vendimi është pjesë e një ristrukturimi të madh të Departamentit të teknologjisë së reklamave të ofruesit amerikan të shërbimeve të internetit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Përafërsisht 1.000 punonjës do të largohen të enjten, që paraqet 12 për qind të shkurtimeve të planifikuara. Pjesa e mbetur prej 8 për qind do të zbatohet në gjysmën e dytë të 2023.
Apollo Global Management, kompani amerikane e kapitalit privat, bleu 90 për qind të Yahoo-s dhe AOL nga kompania e komunikimit Verizon për 5 miliardë dollarë në shtator 2021.
Disney, Affirm, Zoom, Dell, IBM, Amazon, Microsoft, Salesforce, PayPal dhe Alphabet kanë pushuar nga puna mijëra punëtorë javët e fundit./FolDrejt/