Huawei dhe Ericsson kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjate globale për licencimin e të drejtave të patentave.
Këto janë patenta që janë të nevojshme për një gamë të gjerë standardesh, duke përfshirë 3GPP, ITU, IEEE dhe IETF për rrjetet 3G, 4G dhe 5G dhe teknologjitë bazë, tha Huawei, përcjell Fol Drejt.
Marrëveshja mbulon gjithashtu shitjen e infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve të konsumit nga këto kompani, duke u dhënë të dyja palëve akses global në teknologjitë e patentuara dhe të standardizuara./FolDrejt/