Në mes të tetorit komuna Dibër nxori për publikun një projekt për rregullimin e trotuareve në Sheshin Skenderbeg, ku shkruante:
“Njoftohen qytetarët se nesër 20.10.2020 (e martë) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për rregullimin e trotuareve tek sheshi “Skenderbe”.
Në vijim, jepeshin dy fotografi të projektit në fjalë, ku falë vigjilencës së disa këshilltarëve, u bë një pyetje retorike se mos vallë ky projekt është i kryer me PAINT?
Sot (e hënë), në komunën Dibër përsëri ka dalë një projekt i ri, që edhe ata që nuk kanë njohuritë elementare nga arkitektura dhe ndërtimtaria, e kuptojnë se vizatimi ose projekti në fjalë mund të kryhet edhe nga ndonjë nxënës me njohuri modeste.