Pakistani dhe Kombet e Bashkuara do të mbajnë sot në Gjenevë një konferencë të madhe, me qëllim mbledhjen e fondeve për rindërtimin e vendit pas përmbytjeve shkatërruese.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif do të prezantojë kornizën e rimëkëmbjes në një konferencë ku pritet të flasin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi Reuters.
“Ky është një moment vendimtar për komunitetin global që të qëndrojë në krah të Pakistanit dhe të angazhohet për rimëkëmbjen nga këto përmbytje shkatërruese,” tha Përfaqësuesi i Pakistanit i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Knut Ostby./FolDrejt/