218 mijë e 885 euro janë sekuestruar nga Policia Shqiptare në Portin e Vlorës, në operacionin e koduar “Excise”.
Një person me inicialet A.B, është prangosur si i dyshuar.
Sipas policisë paratë ishin të padeklaruara dhe me këtë rast 50-vjeçari kishte tentuar që të fuste edhe një sasi të verës.
“Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A.B”- njofton policia shqiptare përcjell Klankosova.tv, transmeton FolDrejt.com