Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) Valon Prestreshi, sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqin, më të cilin ka biseduar për thellim të bashkëpunimit.
“U dakorduam që t’i bashkërendojmë aktivitetet tona të përbashkëta në funksion të avokimit të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në të gjitha sektorët e tregut. Për realizimin e këtij aktiviteti u dakorduam që ta nënshkruajmë një MOU, akt i cili do të jetë udhërrëfyes për të dy institucioneve e vendit”, tha Prestreshi.