Në fshatin Kabash të komunës së Vitisë, dje me datë 27 prill 2022 rreth orës 20:00 njësiti policor i Kosovës e ka ndaluar një automjet që po transportonte gjashtë gjedhe pa dokumentacion përkatës.
Gjedhet janë konfiskuar nga policia dhe janë dërguar në terminalin doganor, thuhet në raport, përcjell FolDrejt.
“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte gjashtë gjedhe pa dokumentacion përkatës. Gjedhet janë konfiskuar dhe dërguar ne terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.