Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Kontrolli i shërbimeve izraelite mbi teknologjinë kibernetike

8 muaj më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Rreth 1.6 miliardë njerëz perdorin  VPN (VPN do të thotë “rrjet privat virtual” – një shërbim që mbron lidhjen tuaj të internetit dhe privatësinë në internet, duke koduar  të dhënat tuaja, për të mbrojtur identitetin tuaj në internet  njëherit, duke fshehur adresën tuaj IP njëkohësisht mundëson të përdorni pikat publike Wi-Fi në mënyrë të sigurt,për komunikime më të sigurta në internet, nga shikimi i videove të paligjshme deri të përfshirja në aktivitete seksuale, subversive, kriminale ose politike.

Shkruan: Korab Blakaj

Por pak njerëz e dinë se një pjesë e konsiderueshme e  tregut mediatik gjegjësisht tre nga gjashtë VPN-të më të njohura  në botë, operojnë në heshtje nga një kompani në pronësi izraelite, me lidhje të ngushta me Agjensinë  e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, duke përfshirë Njësinë Elitare -Njësinë 8200 dhe Njësinë Duvdevan të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Të dhënat tregojnë  kontrollin e Izraelit mbi industrinë e teknologjisë kompjuterike duke ekspozuar përfshirjen e agjensive inteligjente në shumë nga programet më agresive të hakerëve, mbikëqyrjen, survejimin dhe vrasjet e Izraelit brenda dhe jashtë kufijve.

Njësia 8200, ka qenë inicuesja e softuerit më famëkeq të spiunazhit në botë, CELLEBRITE dhe  PEGASUS , programe këto të përdorura për të përgjuar dhjetëra mijëra politikanë dhe gazetarë kryesorë në botë, përfshirë Sigurimin Inteligjent të Arabisë Saudite, të përdorur për të  gjurmuar, survejuar pastai dhe për ta vrarë gazetarin, kolumnistin e Washington Post, Jamal Khashoggi.

Nisur nga ky kontekst, shtrohet pyetjet e frikshme por të justifikuara:

1)Sa është kontrolli mbi një përandori të gjerë VPN dhe sa ndikim dhe qasje ka Izraeli mbi botën e informacionit dhe sigurisë në rrjetin global të  internetit?

2)Si dhe në ç‘masë  ka arritur të krijojë “dyer të pasme,” qasje të padukshme për inteligjencën izraelite për të kryer operacione të gjera survejimi, përgjimi dhe  kompromitimi të përdorueseve anembanë globit.?

3) Sa dhe në çfarë përmasash është  fuqia e industrisë së teknologjisë kibernetike të Izraelit për të hyrë dhe kontrolluar të dhënat e shumices se njerëzve në botë?

Përgjigja;supozim alarmant.

NJË KOMPANI SI ASNJË TJETËR-

Kape Technologies është një kompani kryesore në botën e privatësisë në internet, një nga tre gjigantët që  kontrollojnë kolektivisht tregun botëror.Kape Technologies zotëron shumë nga VPN-të më të mira në botë, duke përfshirë ExpressVPN, CyberGhost, Akses në Internet Private, ZenMate, Intego Antivirus dhe një mori uebsajtesh të teknologjisë që promovojnë produktet e saj.

Markat Kape mund të shihen duke sponsorizuar një gamë të gjerë figurash publike, si Tucker Carlson, Angry Video Game Nerd, Drew Gooden, Lex Fridman, Cody Ko, Uncle Roger dhe Ben Shapiro.

“Ne po jetojmë në një epokë tiranie,” deklaroi Shapiro në një video që mbështet kompaninë, duke shtuar:Interneti është në kufirin e një beteje për kontroll. Kur interesat e fuqishme duan të shtyjnë agjendën e tyre, ata përdorin pushtetin e madh

dhe teknologjinë superiore për të heshtur çdo zë që nuk i përshtatet narrativës.

Amerikanët po detyrohen të heqin dorë nga ajo gjë që i bën amerikanët të mëdhenj: liria jonë e fjalës. Kuptohet, nuk më pëlqen që zëri im të censurohet, gjithashtu nuk më pëlqen të monitorohem nga teknologjia e madhe dhe pushteti i madh,kjo është arsyeja pse unë përdor ExpressVPN dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë.”

VPN si rrjet privat virtual pretendon se mbron anonimitetin tuaj në internet por ne fakt informacionin tuaj  në internetit  ju ia jepni  kompanisë VPN, e cila do t’i përziejë,kodojë ato, duke i mundësuar përdoruesit të tejkalojë censurën e qeverisë dhe të kryejnë aktivitete në internet si p.sh.shiteblerja e produkteve të ndaluara, pjesëmarrja në aktivitete të ndaluara dhe komunikimi  kriptik me të tjerët duke besuar së VPN-të  fshehin  aktivitetet e tyre më sensative.Edhe pse Kape Technologies ka selinë në Londër dhe punëson më shumë se 1000 njerëz në mbarë botën,ajo identifikohet qartë kompani izraelite duke filluar me pronarin e saj, Teddy Sagi. I lindur në Tel Aviv, manjati i madh më parë ishte në burg për krime financiare.Pasuria e tij vlerësohet  të jetë 6.4 miliardë dollarë, duke e renditur atë në mesin e dhjetë izraelitëve më të pasur.

Sagi ka një histori të gjatë të bashkëpunimit të ngushtë me IDF në dhe thuhet se është jashtëzakonisht i afërt me inteligjencën izraelite. Në vitin 2019, ai dhuroi 3 milionë dollarë për të financuar qindra bursa akademike për ushtarët izraelitë të demobilizuar. “Është një borxh dhe nder për ne dhe për mua personalisht të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin që të gjithë qytetarët e Izraelit ju detyrohen atyre”, tha Sagi në Gala të Miqve të IDF së.Ai gjithashtu vuri në dukje sigurimin e vendeve të punës për ish-ushtarët e IDF së në bizneset e tij.Angazhimi konkret i Teddy Sagi në fushatën tij kundër Gazës,përpos shërbimeve tjera ai publikisht  dhuroi më shumë se një çerek prej 1 milion dollarë për një organizatë bamirësie të IDF-së që ndihmonte transportimin e ushtarëve drejt  frontit.

Lidhjet e Kape Technology me shërbimet izraelite të sigurisë nuk mbarojnë me kaq. Në të vërtetë, kompania po mbushet me zyrtarë të inteligjencës izraelite.Bashkëthemeluesi i kompanisë dhe CEO për një kohë të gjatë  Koby Menachemi  filloi karrierën e tij teknologjike si zhvillues për Njësinë 8200, ndërsa  Liron Peer , kreu aktual i kontabilitetit të kompanisë, gjithashtu shërbeu tre vjet në ushtrinë izraelite. Ndërkohë, pasardhësi Menachemit si CEO i Kape,  Ido Erlichman , është një veteran i Njësisë 217, Njësia Duvdevan, një grup elitar komando që kryen operacione inteligjence dhe atentate kundër popullatës lokale arabe.

Përpara vitit 2018, Kape Technologies njihej si Crossrider dhe konsiderohet  një kompani malware. Crossrider ishte një platformë që lejonte klientët e saj të fitonin para nga softueri i tyre duke imponuar reklamat  të përdoruesit. Kompjuterët e përdoruesve, si PC ashtu edhe Mac, iu rrëmbyen shfletuesit, duke ndryshuar faqet e tyre kryesore në një motor kërkimi që nuk e zgjedhin ata.

Edhe pse Crossrider nuk prodhoi malware ose viruse, platforma e tij ishte  e njohur  për lejimin e palëve të treta që të shpërndanin malware të tillë në mbarë botën.

Pak njerëz në komunitetin e teknologjisë u befasuen kur ky ndryshoi emrin në Kape Technologies dhe u përqendrua në privatësinë e internetit  dhe mbrojtjës së publikut nga aktorët e paskrupullt. Erlichman  i tha  një gazete lokale izraelite se ndryshimi i emrit dhe riemërtimi ishin të nevojshëm për shkak të “lidhjes së fortë me aktivitetet e kaluara të kompanisë”. Me fjalë të tjera, grupi kishte krijuar një reputacion kaq të keq saqë ishte i nevojshëm një ndryshim i plotë.Në vitin 2017, Crossrider/Kape bleu VPN-në e parë – CyberGhost  për 10 milionë dollarë. Më pas ai vazhdoi  duke blerë disa kompani të njohura, si  ZenMate në 2018 për 5.5 milion dollarë, Akses në Internet Private në 2019 për 126 milion dollarë dhe ExpressVPN në 2021 për 936 milion dollarë që  eshte blerja më e kushtueshme e VPN në botë deri më sot.Roli keqpërdorues më se miri ilustrohet me Daniel Gericke, zyrtari kryesor i teknologjisë (CTO) i ExpressVPN nga 2019-2023, i cili ishte thellësisht i përfshirë në praktika të tilla të dyshimta. Një  seri hetimesh të Reuters  zbuluan se Gericke ishte një anëtar kyç i një ekipi spiunësh që hakuan pajisjet e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe zyrtarëve qeveritarë, duke vjedhur të dhënat e tyre dhe duke ia kaluar qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe i përdorën këto të dhëna për të gjurmuar disidentët dhe për t’i torturuar ata gjatë hetimit.

Më vonë Gericke shiti kompaninë e tij një korporate anglo-izraelite me një të kaluar më shumë se të dyshimtë që ishte nën hetim nga qeveria amerikane për vjedhje të dhënave përsonale të miliona qytetarëve duke i kaluar ato të një qeveri e huaj- Izraelit.

“Nëse jeni klient i ExpressVPN, nuk duhet të jeni”, kishte deklaruar Edward Snowden.

NJË NJËSI SI ASNJË TJETËR

Me prejardhjen e tij si një ish-spiun, Gericke u akomodua shumë  mirë nga drejtuesit e tjerë të lartë të Kape Technologies si Ido Erlichman, CEO i Kape nga 2016-2023, i cili poashtu ishtë një veteran i Duvdevan, një njësi elitare komando izraelite e përshkruar si “skuadra e vdekjes” e Izraelit që ofronte trajnime speciale për t’u maskuar si palestinezë me qëllim që të depërtonte në grupet e armikut dhe të kryente vrasje. Ndërkohë  Njësia 8200 si njësia më  prestigjioze,e njohur si Harvardi i Izraelit ku  prindërit izraelitë shpenzojnë pasuri në klasa shtesë për fëmijët e tyre, duke llogaritur se përzgjedhja në këtë njësi hapë një mori dyersh në industrinë e zhvillimit të teknologjisë së lartë të Izraelit.

Njësia 8200 është gjithashtu segmenti qëndror i aparatit represiv të Izraelit. Ajo ka krijuar një rrjet gjigant dixhital që përdoret për të monitoruar, vëzhguar, komprometuar dhe sulmuar vazhdimisht popullsinë palestineze me thirrjet, emailet, provokimet sistematike.

Kjo,Njësia 8200 përdor këto të dhëna për të përpiluar dosje voluminoze, informacioni mbi palestinezët nën kontrollin e tyre, duke përfshirë historinë e tyre mjekësore, jetën seksuale dhe historitë e kërkimit, në mënyrë që të përdoren më vonë për zhvatje. Në vitin 2014, 43 rezervistë të Njësisë 8200 dolën publikisht,  duke zbuluar  se njësia nuk bën dallim midis palestinezëve të zakonshëm dhe atyre të përfshirë në dhunë dhe se palestinezët në tërësi konsiderohen armiq të shtetit.

Projekti i ri i Njësisë 8200, Lavender, përdor inteligjencën artificiale për të zgjedhur objektivat për fushatën e bombardimeve të ushtrisë izraelite në Gaza. Një “vlerësim konservativ” i publikuar nga revista mjekësore The Lancet sugjeroi se 186,000 njerëz kanë vdekur nga 7 Tetori 2023 qofte si pasoje e bombardimeve, vrasjeve, sëmundjeve dhe shkaqeve tjera përfshirë edhe rreth dy milionë njerëz të tjerë të zhvendosur.

Agjentët e Njësisë 8200 kanë vazhduar të prodhojnë shumë nga aplikacionet më të shkarkuara në botë, duke përfshirë shërbimin e hartave Waze dhe platformën e komunikimit Viber si dhe programin më te rëndësishem spiunues Pegasus.

Pegasus u përdor për të spiunuar më shumë se 50,000 individë të shquar në mbarë botën, përfshirë politikanë të tillë si presidenti Emmanuel Macron i Francës, kryeministri Imran Khan i Pakistanit dhe presidenti Barham Salih i Irakut e plotë të tjerë.

Gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e familjeve mbretërore ishin gjithashtu në shënjestër të përgjimeve.

Veteranët e Njësisë 8200 ia shitën Pegasus disa prej qeverive më autoritare në botë. Kryeministri indian Narendra Modi, për shembull, përdori softuerin për të spiunuar kundërshtarët e tij politikë, ndërsa anëtarë të tjerë të qeverisë së tij hakuan telefonin e një gruaje që akuzoi Kryegjykatën e Indisë për përdhunimin e saj.Blerësit e këtij softueri ishin të ; si CIA-Agjensia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së, qeveritë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Panamasë  Arabisë Saudite etj.

Kuptohet se të gjitha shitjet e Pegasus duhej të  miratoheshin  nga qeveria izraelite, e cila kishte akses në të dhënat që po grumbullonin klientët e huaj të Pegasus.

Veteranët e Njësisë 8200 madje kishin krijuar VPN spyware më herët. Në vitin 2013, Facebook  bleu  Onavo Protect dhe më vonë promovoi shumë produktin e tij tek miliarda përdorues anë e kënd botës. Megjithatë, ata që e shkarkuan atë nuk e dinin se, larg nga të qenit një aplikacion privatësie, Onavo po përdorej për t’i mbikëqyrur dhe për të ndihmuar Facebook-un të kuptonte tregun dhe të shtypte konkurrentët e tij. Pasi skandali u bë publik, Facebook largoi Onavo nga dyqani i aplikacioneve dhe, që nga viti 2019, produkti nuk funksionon.Spiunimi përmes mediave sociale gjegjësisht bashkëpunimi i Facebook me Njësinë 8200 shkon shumë më thellë.Hetimi i 2022  zbuloi se një numër i madh veteranësh të Njësisë 8200 kishin vazhduar të punonin në pozicione të larta në Meta, kompania amë e Facebook ku një ndër shefat ishte Emi Palmor, një veterane e vjetër e IDF së dhe ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë izraelite. Palmor është një nga 21 individët  në Bordin Mbikëqyrës të Metës, paneli që kontrollon përfundimisht drejtimin politik të Facebook, Instagram dhe Threads, duke vendosur se çfarë përmbajtje është e përshtatshme dhe çfarë është e papranueshme dhe duhet të cenzurohet. Si i tillë,  Njësia 8200 po ndikon në atë përmbajtje që miliarda përdorues shohin apo dhe nuk e shohin në internet, duke përfshirë, më sa duket, sulmin e Izraelit ndaj Gazës, çështje për të cilën Facebook ka favorizuar vazhdimisht Izraelin dhe  ka heshtur  zërat palestinezë.

Poashtu edhe  në Google figurojnë 99 ish-agjentë të Njësisë 8200 që punojnë në vende kyçe, përfshirë shefin e strategjisë dhe operacioneve të Google, Gavriel Goidel,shefi i njohurive, të dhënave dhe menaxhimit, Jonathan Cohen, dhe shefi i vetë-shërbimit global të Google Waze, Ori Daniel.

Edhe Microsoft, ndërkohë punësoi të paktën 166 veteranë të Njësisë 8200 , duke përfshirë shumë që u transferuan drejtpërdrejtë nga ushtria në kompani, duke sugjeruar se ajo po rekrutonte në mënyrë aktive.

Kulmi i cinizmit është se sipas ligjit izraelit, zbulimi i përkatësisë aktuale ose të mëparshme në Njësinë 8200 është një  shkelje ligjore e ndëshkueshme penalisht.

SA ËSHTË I SIGURT IDENTITETI JUAJ

Fshehtësia e internetit është një biznes serioz ku mbi një miliard individë u besojnë VPN-ve për të fshehur identitetin e tyre në internet, por gjykuar nga  historia e Kape Technologies, dhe lidhjet e ngushta të figurave të saj kryesore me inteligjencën izraelite, ngre dyshime serioze për privatësinë e klientëve të saj. Por duhet pasur parasysh se shumë nga figurat kryesore të theksuara këtu kanë lidhje të ngushta me formacione të tilla si Duvdevan dhe Njesia 8200, që të dyja kryejnë operacione spiunazhi në shkallë të gjerë globale. Kompanite globale si ExpressVPN, CyberGhost, Private Internet Access, ZenMate dhe produkte të tjera të Kape Technologies pretendohen të jenë të sigurta për t’u përdorur.

Përdoruesit duhet të paktën të dinë historinë e kompanisë përpara se t’i besojnë në mënyrë refleksive./FolDrejt/

Tags: Fol DrejtKorab Blakajopinion
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mehaj: Serbia, Rusia e Kina po përdorin shqiptarë e serbë të shitur për të nxitur mosbindje përmes lëvizjeve antifetare!

Lajmi tjetër

Kjo qeveri përveç që është e paaftë, është edhe e padijshme

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM