Metodat rigoroze të mësimdhënies dhe arsimtarët e shkëlqyeshëm në profesionet e tyre po e kthejnë qytetshtetin e Singapurit në një ndër vendet më të zhvilluara të botës dhe ku shumë shtete tjera tradicionale dhe gjigante po mundohen ta kopjojnë.
Kur Singapuri shpalli pavarësinë në 1965 kishte pak miq, shumë më pak resurse natyrore dhe aspak histori. Si u kthye ky shtet në një ndër qendrat më të vlefshme tregtare të botës? Strategjia e kryeministrit të parë Lee Kuan Yew, ishte “të zhvillonte resursin e vetëm natyral të Singapurit: popullin e tij”, përcjell foldrejt.com.
Sot, Singapuri ka sistemin më të mirë të edukimit në botë. Nëpër testimet ndërkombëtare si PISA, nxënësit singapurianë lënë shumë pas moshatarët e tyre amerikanë.
Një ndër arsyet është se Singapuri preferon pedagogjinë tradicionale, me udhëheqjen e klasës nga mësuesit. Kjo është në kontrast me shumë shtete (si në Maqedoni) të interaktivitetit dhe reformave të njëpasnjëshme nëpër shkolla – ku më shumë se të mësimi ndalemi te punët administrative.
Singapori ka modelin “stërvitjeje dhe eliminim” ku nxënësve u jepen detyra të shumta matematikore dhe inteligjente që shpesh shqetësojnë edhe prindërit, që duhet ti dërgojnë fëmijët e tyre nëpër mësime shtesë.
Por ky stres i nxënësve dhe prindërve tani rezulton me lumturi ku ata kanë bërë shumë hapa para në krahasim me moshatarët e tyre nëpër botë, ashtu siç do shprehej në antikitet Pitagora se në “lodhjen e studimit gjej lumturinë e vërtetë.”
Për dallim nga shtetet tjera që vetëm marrin reforma të gatshme arsimore, gjithçka në Singapur vetëm se ka qenë e testuar dhe monitoruar më parë. Poashtu investohet tepër në kërkimet edukative. Vëmendje e jashtëzakonshme i kushtohet idesë së re dhe rezultatit sesi duhet të aplikohet në shkollë. Me kujdes përpilohen tekstet shkollore, flotoret e punës dhe shembujt e detyrave. Rezultati është një shtrirje e mirë midis vlerësimeve, llogaridhënies dhe stilet e mësimdhënies.
Mësimi i dytë nga Singapuri është se nga planprogramet mësimore tentohet me vendosmëri që të arrijë sukses e gjithë klasa. Nxënësit më të dobët marrin mësime shtesë dhe të detyrueshme për t’i ndihmuar ata të jenë me kohën.
Pika e tretë dhe më e rëndësishme që shtetet e zhvilluara marrin shembull nga Singapuri është fokusi ndaj zhvillimit të mësuesve progesionalë. Në Singapur, çdo mësues stërvitet 100 orë në vit për të ruajtur dijen dhe për t’u njohur me zhvillimet e fundit teknologjike. Paraprakisht, qeveria i paguan ata mirë.
Profesorët të cilët shquhen për dije, largohen nga masat burokratike; kurse mësuesi më i mirë ka fatin të udhëheq me ministrinë e arsimit. Për të mos përfunduar këtu, mësuesit gjithashtu i nënshtrohen vlerësimeve rigoroze të performancës vjetore.
Drejtori gjeneral në ministrinë e arsimit dhe shkëncës në Singapur, mburret se njeh më shumë se 80 përqind të mësuesve kryesorë të vendit – kjo e bën më të lehtë informacionet se si po shkon edukimi në shkolla.
Shkurt dhe përfund, me disa të meta që mund të ketë edhe në Singapur, bota do ishte shumë më e mirë sikur të kopjonte këtë minishtet me shumë kultura, pa histori, por që sot me pasaportën e këtij vendi pa kulturë etnike mund të shkohet pa viza në 189 shtete të botës – më e vlefshme se pasaporta amerikane dhe gjermane./Foldrejt.com