Nga Korab Blakaj:
Vëmendje! Lëvizja Vetëvendosje! e ka kryer misionin e saj; largimi i figurave të konsumuara politike dhe të korruptuara! Më tepër nuk ka “kaçik”!
Lidhja Demokratike e Kosovës përkundër reformimit të nisur, ideologjikisht ka ngelur Filokatolike. Si e tillë ajo është e paaftë për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar dhe për të ecur tutje në rrugën e bashkimit kombëtar. Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar aspak. Rikthimi i saj në pushtet është regres i plotë politik.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës as nuk tenton të shkëputet nga ideologjia e saj fisnore. Uroj t‘i takojë historisë me dështimet dhe sukseset e saj! Kështu që: kombi dhe shteti ynë kanë prekur fundin. Në qoftë se nuk bëjmë një kthesë fundamentale, brenda pak vitesh, Kosova do të ngelet vetëm nocion gjeografik!/FolDrejt/