Media koreanoveriore KCNA dhe një sërë mediash ndërkombëtare kanë theksuar se Korea Veriore ka kryer me suksesh testin e një arme misterioze – e cilësuar si gjeneratë e re e “high-tech”, pa dhënë detaje të shumta, përcjell foldrejt.com.
Vetë lideri suprem i shtetit, Kim Jong-un, ishte pjesë e vëzhgimeve të testit.
Në një deklaratë të shkurtër Kim Jong shprehu “satisfaksionin e madh” rreth kësaj arme që “do mbrojë shtetin tonë dhe të forcojë ushtrinë e popullit tonë.”
Emri i ri i armës është quajtur në ndër të babait të tij Kim Jong-il.
SHBA dhe Korea e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje ku e para do heq sankcionet ekonomike, kurse e dyta armët bërthamore. Kjo armë nuk mund të quhet bërthamore, pasi zv.presidenti amerikan Mike Pence, deklaroi se Donald Trump do takohet edhe njëherë me liderin koranoverior Kim Jong Un gjatë 2019. Një sinjal se dialogu mes dy shteteve po vijon./Foldrejt.com