Eksportet, sikurse dhe importet, janë tregues të rëndësishëm të një ekonomie.
Referuar analizës së Njësisë së Inteligjencës së The Economist, eksportet për frymë të Shqipërisë në 2017-n llogariteshin 1,347 dollarë, duke tejkaluar vetëm nivelin e eksporteve për frymë të Kosovës, të cilat ishin vetëm 780 dollarë.
I gjithë Ballkani Perëndimor ka një mesatare të eksporteve për frymë prej 2,411 dollarë. Eksportet më të larta për frymë në Rajon i ka Mali i Zi, ku gjatë 2017-s ato llogariteshin sa 3,022 dollarë, i ndjekur nga pas nga Serbia me 2,944 dollarë dhe Maqedonia me 2900 dollarë. Nën mesataren e BP, eksportet për frymë të Bosnje dhe Hercegovinës llogariten 1,773 dollarë.
Në krahasim me 11 vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian, vendet e rajonit qëndrojnë dukshëm larg. Për 2017-n eksportet në 11 vendet më të zhvilluara llogariteshin 8,687 dollarë.
Rekordin e mban Gjermania me shifrën prej 18,000 dollarë eksporte për frymë.