Kjo shifër deri më tani llogaritet të jetë rekorde.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit, Kosova renditet e para në rajon sa i përket rasteve ditore me koronavirus në një milion banorë.
Pas vendit tonë renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkaq në Evropë, Kosova me rastet e shënuara në 24 orë radhitet e dyta pas Britanisë së Madhe.
Sot Qeveria e Kosovës ka caktuar masat shtrënguese anti-COVID me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mëtejme e variantit të koronavirusit.
Si rezultat orari i punës së sektorit të gastronomisë është kufizuar deri më 22:30.
Gjithashtu është bërë obligative bartja e maskës në transport publik.