fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Kosova ende pa asnjë investitor strategjik

Kosova ende pa asnjë investitor strategjik

3 Qershor, 2018
Në cilin krah është më mirë të flini dhe pse?

Vini re! Mos flini pranë telefonit sepse…

10 Gusht, 2022
A e dini se?

A e dini se…?

10 Gusht, 2022
Sa vakte në ditë duhet t’i hani?

Ju ndodh edhe juve? Pse ndiheni të uritur pas derekës?

10 Gusht, 2022
Studimi i ri/Konsumimi i pijeve të gazuara shton rrezikun e prekjes nga kanceri i mëlçisë

Kujdes! Këto janë pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e zemrës

10 Gusht, 2022
Njollat e bardha në thonj, kush i shkakton dhe çka sinjalizojnë?

Njollat e bardha në thonj, kush i shkakton dhe çka sinjalizojnë?

10 Gusht, 2022
Real Madrid triumfon ndaj Frankfurtit, “rrëmben” Superkupën e Evropës

Real Madrid triumfon ndaj Frankfurtit, “rrëmben” Superkupën e Evropës

10 Gusht, 2022
Milani i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit

Milani i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit

10 Gusht, 2022
“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”

“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”

10 Gusht, 2022
Nënshkruhet marrëveshja për portin e Durrësit, investimet kapin shifrën prej 2 miliardë dollarësh

Nënshkruhet marrëveshja për portin e Durrësit, investimet kapin shifrën prej 2 miliardë dollarësh

10 Gusht, 2022
Protestoi kundër luftës në Ukrainë dhe e quajti Putinin vrasës, gazetarja rrezikon 10 vjet burg

Protestoi kundër luftës në Ukrainë dhe e quajti Putinin vrasës, gazetarja rrezikon 10 vjet burg

10 Gusht, 2022
Fol Drejt
E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Kosova ende pa asnjë investitor strategjik

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Kosova ende pa asnjë investitor strategjik

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Edhe pse Ligji për Investime Strategjike është miratuar gati dy vjet më parë në Kuvend, ende nuk ka asnjë investitor strategjik në Kosovë, ndërsa në Maqedoni vetëm për nëntë muajt e fundit janë nënshkruar 11 kontrata për investime të huaja dhe po negociohet me rreth 200 kompani të tjera.

Për dy vjet, janë vetëm pesë aplikacione, si investitorë strategjik në fushën e energjisë, e të cilët ende nuk janë përzgjedhur nga autoritetet kosovare.

Lexoni edhe..

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zëvendës ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ka thënë për KosovaPress se deri tash janë pranuar pesë aplikacionet e para, ku pritet sipas tij, shpejt të dalin me emrat konkret për përzgjedhjen e këtyre kompanive për të investuar në Kosovë.

Mungesën e investitorëve strategjik, Daci e ka arsyetuar me mangësi në ligj.

“Arsyeja është se ne ligjin e ri për investime strategjike ka pasur disa mangësi dhe me draftet e shtuara si dhe me lehtësira për qasje në dokumente, kemi ndikuar ndoshta pak të vonohemi me kohë, por përkushtimi ynë është që të kenë sa më shumë lehtësira investitorët potencial”, ka thënë Daci.

Ai ka shtuar se janë duke analizuar për ligje sa më të mira në vendet e rajonit, veçanërisht me atë të Maqedonisë, ngase sipas tij, ligjet atje janë më të favorshme për investime.

“Jemi duke analizuar dhe duke dakorduar për ligje sa më të mira me rajonin. Dihet se në Maqedoni ka mjaft të interesuar dhe ligji për investime ka lehtësira jashtëzakonisht të mëdha për ta, mirëpo ne jemi në rrugë e sipër për t’i përafruar dhe për ta bërë sa më të lehtë për investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, ka thënë Daci.

Ndërsa, ministri i Diasporës në Maqedoni, Edmond Ademi thotë për KosovaPress se Qeveria e Maqedonisë në fund të vitit të kaluar solli Programin për Zhvillim Ekonomik të shtetit dhe në bazë të programit ka miratuar edhe ligjin për përkrahjen e investimeve, ku parlamenti para disa ditësh e ka miratuar ligjin, dhe ai ligj, sipas tij, në krahasim me të kaluarën tani i trajton në nivel të barabartë investitorët e huaj me investitorët e brendshëm dhe investitorët e diasporës.

Ai tha se për herë të parë, me ligj, diasporës i garantohet përkrahje e shtetit për investime, para së gjithash, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Në kuptimin e asaj që shteti përveç përkrahjes që merr në bazë të investimit që e ka dhe vendeve të punës që i hap, plus asaj edhe 10 përqind shteti e përkrah në qoftë se personi apo kompania vjen nga përfaqësues të diasporës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë, kështu që në një farë mënyre diskriminim pozitiv kundër të tjerëve dhe në drejtim të asaj që t’i motivojmë, shpërbejmë në kuptimin e përkrahjes së qytetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë… Për 11 muajt e fundit të kësaj qeverie në pozicion, ose nga qershori i vitit të kaluar deri më tani kemi nënshkruar rreth 11 kontrata me investitorë të huaj nga Evropa që janë investitorë të njohur. Për momentin janë në përfundim e sipër edhe 20 marrëveshje për investime të huaja”, tha ministri Ademi.

Ndërkaq, shtoi se të gjithë ministrat e sektorit të ekonomisë janë duke diskutuar dhe negociuar me rreth 200 kompani të huaja që vijnë nga gjithë bota, para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjashtë vendet e G7-së bashkohen kundër Trumpit për tarifat doganore

Lajmi tjetër

Minierat e Bitcoin në Islandë do të përdorin më shumë energji sa e gjithë popullsia e saj

Të ngjajshme

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian
EKONOMI

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

10 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë, jep sqarime shtesë për Programin Kompakt: nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP
AKTUALE

Kursimi i energjisë elektrike është kyç – thotë ministrja Rizvanolli

10 Gusht, 2022
Dalin statistikat, Prishtina më e lira në Ballkan e Tirana me Beogradin me kosto të lartë jetese
EKONOMI

Kosovë/ Raportohet për rritje të numrit të turistëve gjatë këtij viti

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Qeveria i ndan 100 mijë euro, për punëtoret e sektorit publik, të cilët s’i kanë marrë nga 100 euro

10 Gusht, 2022
Oda Ekonomike e Kosovës bëhet me kryetar të ri
EKONOMI

Oda Ekonomike Kosovare (OEK), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

10 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E zbuloi tradhtinë përmes GPS-it të vendosur në makinë, 35-vjeçari godet 9 herë me thikë të dashurin e bashkëshortes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Foto/ Tronditëse! Policia kufitare vret një person i cili po i kërcënonte qytetarët me një thikë në zonën publike në aeroportin e Parisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM