Mbrëmë, zyra e BE-së në Kosovë organizoi një takim joformal veror, gjatë së cilës shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi se Kosova i përket BE-së.
Me atë rast, Szunyog falënderoi përfaqësuesit e mediave të Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe EULEX-it për praninë e tyre, transmeton Klankosova.tv.
”Kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për tema dhe ngjarje të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin”, tha Szunyog.
Szunyog vuri në dukje se BE-ja mbetet një partner i besueshëm i Kosovës, njoftoi Zyra e BE-së në facebook.
“BE është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar. Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”.