fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Kosova ka mbi 135 mijë biznese, por vetëm 55 mijë i deklarojnë tatimet

Kosova ka mbi 135 mijë biznese, por vetëm 55 mijë i deklarojnë tatimet

22 Korrik, 2018
Çështja e termocentralit Zaporizhia/Presidenti Zelensky pritet të komunikojë me homologun e tij francez

Çështja e termocentralit Zaporizhia/Presidenti Zelensky pritet të komunikojë me homologun e tij francez

16 Gusht, 2022
Trazirat në veri, kryeministri Kurti ua drejton gishtin Vuçiqit e Petkoviqit si përgjegjësit kryesorë

“1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”

16 Gusht, 2022
I dhuroi 90 tonë ilaçe dhe produkte mjekësore, Turqia merr falenderime nga Parlamenti i Libanit

108 emigrantë të parregullt, përfshirë edhe kufomën e një burri, shpëtohen nga ushtria turke

16 Gusht, 2022
Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

16 Gusht, 2022
Rakiq tregon se ambasadorët e QUINT-it i kërkuan Listës Serbe ta pranojë se Kosova është e pavarur

Rakiq tregon se ambasadorët e QUINT-it i kërkuan Listës Serbe ta pranojë se Kosova është e pavarur

16 Gusht, 2022
Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Sulmi në Gaza nuk kursen as fëmijët, raportohet për 3 viktima

Sulmet ajrore në Rripin e Gazës/Izraeli pranon se është fajtor për vrasjen e pesë fëmijëve palestinezë

16 Gusht, 2022
Ronaldo në kërkim të një ekipi të ri, edhe Atletico Madrid opsion i mundshëm

Ja cilat janë shtatë klubet e mëdha të futbollit evropian që i thanë ‘jo’ transferimit të Ronaldos

16 Gusht, 2022
Konfirmohen shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, vetëm në 24 orë mbi 100 raste të reja

Konfirmohen 413 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

16 Gusht, 2022
Tensionet në Azi, 27 aeroplanë luftarakë të Kinës ‘shkelin’ në hapësirën ajrore të Tajvanit

“Është e papërgjegjshme të hedhësh raketa mbi Tajvan në ujërat ndërkombëtare, ku operojnë korsitë e transportit”

16 Gusht, 2022
Fol Drejt
E martë, 16 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Kosova ka mbi 135 mijë biznese, por vetëm 55 mijë i deklarojnë tatimet

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 2 minuta lexim

Fillimi » Kosova ka mbi 135 mijë biznese, por vetëm 55 mijë i deklarojnë tatimet

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Aktualisht në Kosovë janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese, por as gjysma prej tyre nuk deklarojnë të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke shmangur detyrimeve tatimore ndaj shtetit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në Kosovë që nga viti 2000 deri më tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese.

Lexoni edhe..

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MTI në një përgjigje për Telegrafin, thotë se rreth 70 mijë biznese ushtrojnë aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

“Nga viti 2000 deri në tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese. Pjesëmarrjen më të madhe të tyre e përbëjnë ato biznese që merren me aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 60,908 biznese”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

Numër të madh të bizneseve të regjistruara ka dhe shërbimi i akomodimit me 17,211 ndërmarrje, ndjekur nga industria përpunuese me 15,126 biznese dhe transporti dhe magazinimi me 15,043 biznese.

“17,211 biznese janë të regjistruara që kanë aktivitet shërbimin e akomodimit, 15,126 biznese janë të industrisë përpunuese, 15,043 janë biznese të transportit dhe magazinimit, 12,684 janë biznese të ndërtimit, 7,526 biznese kanë veprimtari aktivitetin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, 5,087 biznese kryejnë aktivitetin e informimit dhe komunikimit, 763 biznese janë të industrisë minerare, 722 janë biznese të furnizimit me ujë, 308 biznese kryejnë aktivitetin e furnizimit me rrymë, gazë, avull dhe ajër të kondicionuar, ndërsa 414 biznese kryejnë aktivitete financiare dhe të sigurimit”, thuhet në përgjigjen e MTI-së, për Telegrafin.

Ndryshe nga ARBK që janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese, ky numër nuk është në ATK.

Në ATK, deri më tani janë të regjistruara mbi 85 mijë biznese, ku vetëm mbi 55 mijë biznese janë regjistruar si deklarues.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, ka thënë për Telegrafin se janë të regjistruara 55,416 biznese që deklarojnë të ardhurat nga aktiviteti i tyre.

“Në periudhën janar-maj 2018 në Administratën Tatimore të Kosovës janë të regjistruar si deklarues 55,416 biznese. Prej tyre, 20,339 biznese janë që kanë aktivitet tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndjekur nga industria përpunuese më 6,249 biznese, ndërtimtaria me 4,258 biznese, 4,059 aktivitetet e tjera shërbyese dhe kështu më radhë”, tha për Telegrafin, Bytyqi.

Ajo thotë se në ATK deri më 10 korrik 2018 janë të regjistruara 85,315 biznese.

“Deri më 10 korrik 2018 në Administratën Tatimore të Kosovës janë të regjistruara 85,315 biznese. Janë 30,869 biznese që kanë aktivitet tregtinë me shumicë dhe pakicë, 9134 biznese janë që kanë aktivitet industrinë përpunuese, 6,980 biznese kanë për aktivitet akomodimin dhe shërbimin ushqimor, 6,920 biznese kanë aktivitete të tjera shërbyese dhe kështu me radhë”, tha ajo.

Bytyqi thotë se ATK për pesë muaj nga deklaruesit ka mbledhur rreth 220 milionë euro.

“Nga muaji janar 2018 deri në muajin maj 2018 janë mbledhur 219 milionë e 934 mijë e 746 euro. Vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur 98.95 milionë euro, nga të Tatimi mbi të Ardhurat Personale janë mbledhur 66.15 milionë euro dhe 54,83 milionë euro janë mbledhur nga Tatimi nga të Ardhurat e Korporatave”, tha për Telegrafi, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tremujorin e parë të vitit 2018 janë regjistruar 2,556 biznese, ndërsa ishin shuar 482.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

KIRURGËT E SHSUK-SË KËRKOJNË RRITJEN E PAGAVE

Lajmi tjetër

Ishulli Maltës, ‘parajsë’ e teknologjisë Blockchain

Të ngjajshme

Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit
EKONOMI

Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit

13 Gusht, 2022
Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian
EKONOMI

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

10 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj, arrestohet 40-vjeçarja

    Tragjike/ Babai shtyp për vdekje me makinë të bijën 1 vjeçe

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë trafiku, shoferja godet tre këmbësorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vuçiq thotë se forcat ushtarake të Serbisë dhe të Kosovës nuk janë për krahasim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM