Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, përkatësisht në grupin 4 të Ligës D, Kosova ka mposhtur me rezultatin e thellë 5 me 0 modestët e Maltës. Kjo tregon edhe njëherë se Kosova është drejt rimëkëmbjes për të qenë një skuadër e madhe në të ardhmen, shkruan foldrejt.com.
Dardanët tashmë janë lider të grupit dhe synojnë një barazim ose fitore kundër Azerbejxhanit për të prekur fazën finale të kualifikimit.
Golashënuesit e Kosovës janë Muriqi, Kololli, Avdijaj me dygolësh në 78 dhe 80, dhe në minutën e 86 shënoi Milot Rashica.